Hendbollistët e Vllaznisë vend të dytë në Kupën “Pavarësia”
Gjatë këtyre ditëve, në Elbasan është zhvilluar kupa "Pavarësia" në hendboll. Në këtë kupë, kanë marrë pjesë tre ekipet më të mira të vendit, pikërisht Tirana, Elbasani dhe Vllaznia. Ekipi shkodran ka arritur të dalë në finale të kësaj kupe teksa është ndeshur me vendasit e Elbasanit. Këta të fundit e kanë dominuar ndeshjen dhe e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 15-8. Kjo epërsi ka ardhur duke u thelluar edhe në pjesën e dytë dhe në fund është fiksuar rezultati përfundimtar 32-21.
Xhudistët shkodranë në dy aktivitete, në Prishtinë dhe Podgoricë
Më 25 nëntor, xhudistët e Albania Judo Kodokan, që përfaqëson sportistët e klubit Vllaznia në xhudo dhe të Vaut të Dejës, do të marrin pjesë në dy aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare. Në Prishtinë do të organizohet me këtë datë kupa "Adem dhe Hamz Jashari". Ky aktivitet do të mbahet në qendrën sportive me të njëjtin emër dhe në të do marrin pjesë xhudistë nga disa vende të Rajonit dhe në disa kategoria. Albania Judo Kodokan do të përfaqësohet me këta sportistë: Krismando Bisha (60 kg junior), Leonard Qafiku (66 kg senior), Xhulio Kaci (73 kg junior), Aldo Shkoza (81 kg senior) dhe Ndoc Ndoci (100 senior).
Pingpong. Në Shkodër një takim mbarëkombëtar më 26-27 nëntor
Federata Shqiptare e Pingpongut ka vendosur që të organizojë në Shkodër një takim mbarëkombëtar pikërisht në kuadrin e aktiviteteve organizuar në nderim të 100 Vjetorit të Pavarësisë. Kjo bëhet e ditur nga sekretari i kësaj Federate, shkodrani Tonin Binoshi. Në të do të marrin pjesë sportistët më të mirë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Ai do të zhvillohet në datat 26-27 nëntor në pallatin e sportit "Qazim Dervishi".
Ervin Lika president i çiklizmit, Leonard Kola anëtar kryesie
Federata Shqiptare e Çiklizmit sot ka patur rradhën për të zhvilluar Asamblenë Zgjedhore të saj. Kjo Asamble është shoqëruar edhe me ndryshime të rëndësishme në krye të Federatës. Pas tre mandatesh, president i saj nuk do jetë më Skënder Anxhaku. Në vend të tij është zgjedhur sot Ervin Lika. Ka qenë një garë e fortë mes këtyre dy kandidatëve dhe në fund ka fituar ish-çiklisti i ekipit tonë kombëtar. Lika për një periudhë të shkurtër ka garuar edhe me Vllazninë, pastaj ka bërë për Tiranën, Apoloninë dhe ka vazhduar sportin në Itali. Ai ka lindur në Koplik dhe në këtë mënyrë, Veriu tashmë do krenohet me djalin e saj.
Leonard Lulaj rizgjidhet president i Federatës së Gjimnastikës
Shkodrani Leonard Lulaj është rizgjedhur sot në postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës. Kjo ka ndodhur në votimin e bërë në Asamblenë Zgjedhore të kësaj Federate ku kanë marrë pjesë të gjithë klubet dhe shoqatat sportive. Në...
Kryebashkiaku Luka: Shumësportëshi shpejt do pësojë reformim
Ato çfarë po ndodhin dhe çfarë pritet të ndodhin me ekipet e klubit shumësportësh Vllaznia, e kanë marrë një përgjigje nga ana e kryebashkiakut të Shkodrës Lorenc Luka. I ftuar në emisionin "Euro Dita" në televizionin Rozafa, ai është detyruar t'i përgjigjet disa mesazheve të dërguara nga disa sportistë të këtij klubi për shkurtimin e fondeve të tyre me 40 për qind në këtë periudhë.
Shah. Vllaznia mundet nga Teuta dhe heq dorë nga titulli kampion
Dita e sotme ka dhuruar sfidën shumë interesante në kampionatin kombëtar të shahut për meshkuj në mes ekipeve të Teutës dhe Vllaznisë. Këto dy ekipe mbanin vendin e parë dhe të dytë deri ditën e sotme, që është edhe e parafundit e kampionatit. Shahistët shkodranë në rast fitoreje ndaj durrsakëve, mund të siguronin vendin e parë dhe të shpalleshin kampionë të vendit por nuk ka ndodhur kështu. Në takimin e sotëm mes këtyre dy ekipeve, ka qenë Teuta ajo që ka triumfuar duke fituar me rezultatin e pastër 4-0, çka do të thotë se shahistët e saj kanë triumfuar në të katër tavolinat ndajt atyre të Vllaznisë dhe pikërisht Ashikut, Adhamit, Tavasjes dhe Nakos.
Shah, Vllaznia vazhdon e dyta. E shtuna ditë vendimtare për titullin
Ekipi i Vllaznisë në shah vazhdon paraqitjen e mirë në kampionatin kombëtar edhe pas ditës së katërt. Në këtë ditë, ai ka mundur ekipin e Lushnjës me rezultatin e pastër 4-0. Pas këtij turi, shkodranët kanë arritur të grumbullojnë 10 pikë duke qenë kështu edhe pas këtij turi në vendin e dytë në renditje teksa udhëheq Teuta e Durrësit me 2 pikë më shumë.Shahistët që përfaqësojnë Vllazninë në këtë kampionat janë këto. Në tavolinën e parë është Franc Ashiku, në të dytën Vangjel Adhami, në të tretën Elvis Tavasja, në të katërtën Gëzim Noka ndërsa rezërvë janë Muhamet Gradeci që ka edhe detyrën e trajnerit dhe Bernard Leka.
Vllaznia e dyta, pretendente për titullin kampion në shah
Gjatë këtyre ditëve është duke u zhvilluar kampionati kombëtar ekipor në shah. Në të marrin pjesë 10 ekipet më të mira të vendit por lufta më e madhe për titullin kampion duket se është përqendruar në mes dy ekipeve, Teutës së Durrësit dhe Vllaznisë së Shkodrës. Për momentin, ekipi durrsak është në vend të parë ndërsa ai shkodran në vend të dytë me dy pikë më pak. Për të përcaktuar skuadrën kampione, me shumë siguri do të vendosë ballafaqimi direkt mes këtyre dy ekipeve. Kampionati mbaron të dielën dhe pritet që në ditët në vazhdim të ketë një konkurrencë të fortë për vendin e parë.
A është ky fundi i shumësportëshit shkodran?
Opinion nga Gjergj KOLA
Dëshira për të shkruar rreth një teme të tillë sigurisht që nuk ishte prezent tek unë ngaqë nuk është diçka e mirë të përmendësh gjëra të tilla. Megjithatë ky është realiteti. Shumësportëshi shkodran është në prag të shkrirjes së tij. Deri më tash, ai ka funksionuar si pjesë e Bashkisë Shkodër e cila që në fillim të vitit miratonte një fond për të gjithë sportet bashkë dhe aq.
Dëshira për të shkruar rreth një teme të tillë sigurisht që nuk ishte prezent tek unë ngaqë nuk është diçka e mirë të përmendësh gjëra të tilla. Megjithatë ky është realiteti. Shumësportëshi shkodran është në prag të shkrirjes së tij. Deri më tash, ai ka funksionuar si pjesë e Bashkisë Shkodër e cila që në fillim të vitit miratonte një fond për të gjithë sportet bashkë dhe aq.