Kaos tek shumësportëshi shkodran. Ekipet në pikëpyetje për të ardhmen

0

Probleme të mëdha për ekipet e klubit shumësportësh Vllaznia. Pjesmarrja e tyre në kampionatet kombëtare është neë dyshim. Një shqetësim i tillë është ngritur sot nga përfaqësues të ekipeve të basketbollit dhe të volejbollit. Ata kanë marrë sinjale nga drejtuesit e klubit se nuk do kenë fonde për të udhëtuar jashtë Shkodre ngaqë Bashkia u ka bllokuar fondet. Arsyeja është se gjoja këto ekipe duhej të ishin shndërruar në shoqata sportive sepse kalimi i fondeve tashmë siç ka ndodhur deri tani në numrin e llogarisë së klubit shumësportësh Vllaznia, është i jashtëligjshëm.

Vllaznia kampione kombëtare në gjimnastikë për femra

0

Ekipi i Vllaznisë në gjimnastikë për femra është shpallur kampion i Shqipërisë. Kampionati i të rriturave është zhvilluar dje në palestrën e klubit "Partizani" në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit. Paraqitja e gjimnnasteve shkodrane nën drejtimin e trajnerit Vladimit Limaj ka qenë në nivelin e duhur dhe në fund të kampionatit, ata kanë mbledhur më shumë pikë se çdo ekip tjetër duke u shpallur kështu kampione të Shqipërisë.

Vllaznia fituese e kupës së 100 Vjetorit të Pavarësisë në xhudo

0

Pak ditë më parë në Shkodër është organizuar një turne shumë i rëndësishëm ndërkombëtar në sportin e xhudos. Një turne i tillë është organizuar me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë. Në të morën pjesë këto ekipe: Milenium Podgorica, Klub Arso Milic, Judo Dubrovnik, Ferizaj Kosovë, Prishtina, Judo Klub Split dhe Shqiperia (Vllaznia). Pas ndeshjeve të zhvilluara, vendin e parë e mori Shqipëria ( Vllaznia)  duke marrë 16 medalje, nga të cilat 6 të vendit të parë, 3 të argjendta dhe 7 të bronzta duke lënë pas ekipin malazez Milenium Podgorica me 6 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë dhe në vendin e trete u rradhit Kroacia duke marrë 1 të artë, 5 të argjendta dhe 6 të bronzta.

Tonin Binoshi zgjidhet sekretar i Federatës së Pingpongut

0
Një tjetër shkodran merr post drejtues në një nga Federatat tona sportive. Bëhet fjalë për Tonin Binoshin që është emëruar sekretar i Federatës Shqiptare të Pingpongut. Emërimi ka ardhur nga një shkresë e ministrit të sportit Aldo Bumçi pas...

Franc Ashiku bëhet Mjeshtër Ndërkombëtar në shah

0

Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku është nderuar nga Federata Europiane e Shahut me titullin e lartë "Mjeshtër Ndërkombëtar" në shah. Ky është një nga titujt më të lartë që jep kjo Federatë dhe në Shqipëri atë e kanë patur deri tani vetëm dy emra të mëdhenj të këtij sporti si Fatos Muço dhe Ilir Seitaj. I treti do jetë 19 vjeçari Franc Ashiku. Ka ndodhur kështu pas rezultateve të arritura nga ky sport në turneun e zhvilluar së fundi në Trieste të Italisë të emërtuar Festivali Ndërkombëtar i Shahut.

Vllaznia në xhudo kampione edhe për kadetë dhe të rinj

0

Vllaznia ne xhudo ka siguruar sot edhe katër tituj të tjerë kampionë pas atyre të siguruar pak kohë më parë me të rriturit. Këtë herë suksesi ka ardhur në kampionatet e kadetëve dhe të rinjve teksa janë zënë vende të para si për djem ashtu edhe për vajza. Kampionatet janë zhvilluar paraditen e sotme në qendrën sportive “Rinia” në Kamëz dhe në to kanë marrë pjesë të gjithë sportistët dhe ekipet e vendit tonë. Në kampionatin e kadetëve, Vllaznia ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore duke u shpall kampion si ekip. Nuk kanë munguar edhe titujt kampionë si individ teksa Xhovan shkoza ka rezultuar më I miri në peshën 50 kg, ndërsa Elvis Mhilli është shpallur kampion në peshën 66 kg, ndërsa Sebastian marku në peshën 60 kg është shpallur nënkampion.

Adnand Guri, mundësi më i mirë i kampionatit të 17 vjeçarëve

0

Mundësi shkodran Adnand Guri është shpallur mundësi më i mirë i kampionatit të 17 vjeçarëve. Ky kampionat është zhvilluar ditën e shtunë në qytetin e Kavajës dhe në të kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të vendit. Paraqitja e Gurit ka qenë shumë e mirë dhe jo më kot, ai është vlerësuar nga të gjithë specialistët e këtij sporti si më i miri i aktivitetit. Ndërkohë po në garat e kadetëve edhe Vllaznia si ekip ka bërë një paraqitje të mirë duke zënë vendin e dytë dhe duke u shpallur nënkampion i vendit. Garat e Kavajës kanë dhuruar emocione sepse edhe organizimi i bërë nga klubi vendas ka qenë shumë i mirë.

Shkodër, hapet zyrtarisht sezoni i notit në Shirokë

0

Tradita e përvitshme e organizimit të hapjes zyrtare të sezonit të notit, është bërë edhe këtë vit në Shkodër. Dhe si zakonisht në Shirokë. Ka ndodhur kështu ditën e sotme teksa është zhvilluar edhe ceremonia e hapjes së këtij sezoni. Kanë marrë pjesë në të, pjestarë të Federatës Shqiptare të Notit, të klubit shumësportësh Vllaznia, të shoqatës së notit shkodran, veteranë të këtij sporti, pjestarë të Drejtorisë Arsimore Shkodër etj. Ai që ka përshendetur të pranishmit ka qenë një emër i njohur i këtij sporti, Kolës Shiroka që ndër të tjera ka bërë edhe një historik të shkurtër të këtij sporti në Shkodër, që nga krijimi i tij dhe deri më sot.

2 medalje ari, 2 argjenti dhe 2 bronzi për xhudistët e Vllaznisë

0

Një tjetër sukses për xhudistët e Vllaznisë. Ata kanë sjellë në Shkodër sërish medalje, madje plot 6 të tilla nga turneu që është zhvilluar sot në Prishtinë dhe ku kanë marrë pjesë sportistë të shumta nga Rajoni. Kështu janë arritur të merren 2 medalje ari, 2 argjendi dhe 2 bronzi nga 9 sportistët që kanë marrë pjesë në turneun "Fuat Gashi" të zhvilluar në palestrën e sporteve "Adem dhe Hamzë Jashari". Më i suksesshmi nga të gjithë ka rezultuar xhudisti Xhovani Shkoza që duke konkurruar në peshën 50 kg për grupmoshën e 15 vjeçarëve ka zënë vendin e parë pas 3 fitoreve të arritura.

Tre medalje për xhudistët e Vllaznisë në turneun e Podgoricës

0

Ka rezultuar i suksesshëm turneu i zhvilluar sot në Podgoricë për tre xhudistët e Vllaznisë. Të tre ata kanë arritur të bëjnë një paraqitje të mirë duke fituar disa ndeshje teksa janë fituar edhe tre medalje, një argjendi dhe dy bronzi. Më i suksesshmi sigurisht që ka rezultuar Lurian Kaçi i cili duke konkurruar në peshën 66 kg, ka arritur të fitojë tre ndeshje dhe është mundur vetëm në finale duke merituar kësisoj medaljen e argjendtë. Ndërkohë në peshën 60 kg, Krismando Bisha ka fituar dy ndeshje dhe ka merituar medaljen e bronztë. Këtë medalje ka marrë edhe Luigj Shkoza në peshën 73 kg me dy ndeshje të fituara.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI