Jurgen Gjergji i Vllaznisë, fitues i kupës “Agim Tafili”

0

Çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj është shpallur fitues I kupës “Agim Tafili” të organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Komunën Berdicë, për nderimin e kësaj figure të madhe të sportit shqiptar. Ai ka rezultuar më I shpejti nga gjithë të tjerët dhe në fund të dy etapave ka zënë vendin e parë. Kupa “Agim Tafili” ka patur dje ditën e dytë dhe të fundit të saj sot. E organizuar në nder të këtij mjeshtri të madh të çiklizmit shqiptar, etapa e dytë e saj kishte nje te vecante interesante. Ajo nisi dhe përfundoi pikerisht ne Berdice, ne vendlindjen e Agim Tafilit.

Tre xhudistë shkodranë në një turne ndërkombëtar në Mal të Zi

0

Aktivitetet ndërkombëtare për xhudistët e Vllaznisë vazhdojnë sërish. Presidenti i Akademisë Judo Kodokan "Albania" Anton Shkoza, ka bërë të ditur se tre sportistë të kësaj Akademie që përfaqësojnë edhe klubin shkodran do të marrin pjesë në një aktivitet ndërkombëtar moshash që zhvillohet nesër në Podgoricë. Bëhet fjalë për Krismando Bishën që do konkurrojë në peshën 60 kg, Lurian Kaçin në peshën 66 kg dhe Luigj Shkozën në peshën 73 kg. Këta tre sportistë, do drejtohen në këtë aktivitet nga trajneri Gjovalin Lleshi.

Nis Kupa “Agim Tafili”. Leart Bregu fitues i etapës së parë

0

Ka nisur paraditen e sotme kupa “Agim Tafili”. Një aktivitet dyditor që I kushtohet legjendës së çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar, të ndarë nga jeta katër muaj më parë pas një sëmundje të rëndë. Ka qenë Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe klubin shumësportësh Vllaznia, që kanë marrë përsipër organizimin e një aktiviteti të tillë. Në të janë duke marrë pjesë çiklistët më të mirë të vendit. Ata kanë garuar sot në etapën e parë, atë me itinerar Tiranë- Shkodër, 100 km e gjatë. Çiklistët kanë ecur në grup deri në hyrje të Shkodrës dhe pikërisht në maloren e vogël të Beltojës, ka qenë çiklisti I Flamurtarit Leart Bregu, ai që është shkëputur dhe ka hyrë I pari në Shkodër. Koha e arritur nga Bregu ka qenë 2h50’10”, I dyti doli çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj me +7” dhe I treti çiklisti tjetër I Flamurtarit Donald Mukaj me +8”.

Franc Ashiku pjesmarrës në “Turneun e më të mirëve” në Tiranë

0

Ka nisur sot në Tiranë "Turneu i më të mirëve" në shah me pjesmarrjen e 10 shahistëve më të mirë të vendit. Ndër to, është edhe shkodrani i talentuar Franc Ashiku. Në ndeshjen e ditës së parë, shkodrani 19 vjeçar është ndeshur me një nga më të mirët e vendit, Ilir Seitajn. Siç bëhet e ditur, ka qenë një ndeshje shumë e fortë e cila ka zgjatur rreth 4 orë e gjysëm dhe po shkonte drejt barazimit por në fund një gabim i Ashikut, i ka dhënë fitoren kundërshtarit. Pavarësisht kësaj humbje, ai shpreson shumë që në tetë ndeshjet e ardhshme të bëjë paraqitje të mirë dhe të pretendojë për të zënë një vend nderi.

Vëllezërit Vatnikaj, “flamujt” kuqezi, që po sfidojnë Europën, por edhe përtej

0

Deri tani pak kush i njeh në Shqipëri, por shumë shpejt mund të bëhen të njohur dhe këtu. Pavarsisht se janë shqiptar, lindur dhe rritur këtu, duket se vëllezërit Valdrin dhe Arjan Vatnikaj njihen më shumë nga europianët dhe përtej kontinentit të vjetër, se sa në vendin tyre. E kjo falë punës, përkushtimit dhe arritjeve të këtyre dy vëllezërve, të cilët në sportin e Taj-boksit janë bërë shumë të njohur, pasi të tilla kanë qenë sukseset, deri kampion Europe dhe Bote. Me pak fjalë, janë edhe dy “flamuj” të tjerë kuqezi, që po valviten me sukses në arenat e ndryshme sportive në çdo vend të Botës.

Më 18-19 maj kupa “Agim Tafili” nga Federata Shqiptare e Çiklizmit

0

E planifikuar për t'u zhvilluar gjatë muajit të kaluar, kupa me emrin e legjendës së çiklizmit shqiptar- Agim Tafili, do të zhvillohet pikërisht në muajin maj. Më konkretisht, në datat 18-19 të këtij muaji. Federata Shqiptare e Çiklizmit jo më kot ka zgjedhur këto data për ta zhvilluar këtë aktivitet që përkojnë me ditëlindjen e këtij mjeshtri të madh, të ndarë nga jeta pak kohë më parë. Pikërisht më 19 maj, Agim Tafili do festonte 52 vjetorin e lindjes dhe pikërisht për këtë arsye, kolegët, miqtë, drejtuesit e Federatës kanë dashur t'ia festojnë këtë përvjetor të lindjes me një kupë me emrin e tij. Ajo do jetë e përbërë nga dy etapa. Më 18 maj, do jetë etapa e parë Tiranë- Shkodër, ndërsa një ditë më pas etapa e dytë, ajo Shkodër- Pukë- Shkodër.

Vllaznia shpallet kampione në xhudo, për meshkuj dhe femra

0
    Vllaznia në xhudo ka marrë sot edhe dy tituj të tjerë kampion në sportin e xhudos. Kampionati kombëtar i zhvilluar në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit, ka shënuar dominimin e sportistëve shkodranë edhe për këtë vit....

Dy xhudistë të vllaznisë pjesmarrës në Kupën e Europës

0

Shqipëria do të përfaqësohet në Kupën e Europës në xhudo, një nga aktivitetet më të rëndësishme të këtij sporti, me dy sportistë të Vllaznisë. Bëhet fjalë për xhudistin Ndoc Ndoci dhe Alfons Babanin. I pari do konkurrojë në peshën 81 kilogramë ndërsa I dyti në peshën 90 kilogramë. Ky është vendimi që Federata Shqiptare e Xhudos në bashkëpunim me stafin e ekipeve kombëtare ka marrë për të përzgjedhur këta dy sportistë për pjesmarrjen në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Lajmin e ka bërë të ditur për gazeten online www.shkodrasport.com, trajneri I ekipit kombëtar të xhudos Anton Shkoza sipas të cilit, dy sportistët Ndoci dhe Babani do tentojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë në këtë aktivitet. Kupa e Europës për këtë vit zhvillohet këtë të shtunë në Sarajevë të Bosnjës dhe ka pjesmarrje të gjerë të gjithë sportistëve më të mirë të kontinentit tonë.

Bashkia Shkodër asnjë investim në sport për 2012-

0

Bashkia Shkodër nuk ka planifikuar asnjë lekë për investime në infrastrukturë për vitin 2012. Një gjë e tillë mësohet duke shfletuar buxhetin e këtij viti i cili mori miratimin e këshilltarëve pak ditë më parë. Mosinvestimi në infrastrukturën e sportit do të thotë kushte më të vështira stërvitje për sportistët e këtij qyteti dhe rrjedhimisht edhe rezultate më të dobëta sportive. Nëse kishte shpresa të mëdha për përfundimin e pistës së stadiumit "Loro Boriçi" për shtrimin me beton të tij ngaqë tartani do vinte si dhuratë nga Federata Europiane e Atletikës, tashmë kjo shpresë është shuar përfundimisht. Kishte shpresa për përfundimin e pistës së mbuluar 110 metra e gjatë poshtë tribunës por edhe për të nuk ka shpresë sepse nuk është planifikuar askund për këtë vit. Kishte shpresë se mund të ndërtohej palestra e mundjes për të cilën nuk është se duhen shumë fonde, por edhe ajo është harruar. Kishte shpresë se do bëhej një investim në bazën materiale për sportin më të suksesshëm- peshëngritjen për të blerë boshte të reja por edhe kjo shpresë është shuar.

Klubi shumësportësh Vllaznia drejt shkrirjes. Tashmë vetëm shoqata

0

Klubi shumësportësh Vllaznia pas qershorit të vitit 2012 nuk do të funksionojë më. Ky klub nuk do ketë më administratë dhe ekipet sportive pas kësaj periudhe do funksionojnë vetëm si shoqata ose shoqëri aksionere. Lajmi konfirmohet nga drejtues të Bashkisë Shkodër, madje kjo është e parashikuar edhe në buxhetin dhe prioritetet e këtij institucioni për këtë vit. Pushteti lokal në këtë mënyrë, po kërkon të zbatojë legjislacionin sportiv të vendit tonë që e bën të domosdoshëm shndërrimin e klubeve sportive në njërën nga dy format e mësipërme. Ajo që ndodhi me futbollin, tashmë do pasohet edhe me gjithë sportet e tjera. Por nëse futbolli është kthyer në një industri të madhe që prodhon edhe para, për sportet e tjera ka shumë dilema për funksionimin e tyre.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI