Federata Shqiptare e Çiklizmit shtyn kupën “Agim Tafili”

0

Ishte planifikuar të zhvillohej sot kupa në nder të ish-kampionit të çiklizmit Agim Tafili, por ajo është shtyrë për një datë tjetër. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka menduar të organizojë një garë në kujtim të kësaj figure të madhe dhe data e menduar fillimisht ishte 15 marsi. Megjithatë ajo tashmë është shtyrë për më vonë teksa mund të zhvillohet muajin e ardhshëm por ndoshta edhe më 19 maj, ditë kur mjeshtri ka edhe ditëlindjen e tij. Gara madje atë ditë mund të shoqërohet edhe me ndonjë ceremoni tjetër që është duke u menduar për t'u organizuar në Shkodër. Në këtë mënyrë, e rëndësishme është që kjo figurë e madhe do të nderohet edhe me një garë me emrin e tij.

Xhovani Shkoza, medalje argjendi në turneun e Podgoricës

0

Pjesmarrja e xhudistëve shkodranë në turneun ndërkombëtar të xhudos "Mladost Open Cup 2012" që është zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi, ka qenë sërish e suksesshme. Spikat mbi të gjithë paraqitja e Xhovan Shkozës që ka bërë figurën më të mirë nga të gjithë sportistët tanë. Ai ka fituar tre ndeshje dhe është mundur vetëm në finalen e peshës 50 kg duke merituar kështu medaljen e argjendtë të këtij aktiviteti.Një figurë të mirë ka bërë edhe sportisti tjetër i ekipit të "Albania Judo Kodokan" pikërisht Reoland Vasija që ka marrë medaljen e bronztë dhe ka zënë vendin e tretë në peshën deri 30 kg.

Xhudistët shkodran nesër në turneun e Podgoricës

0

Një ekip i xhudos i përbërë nga sportistë shkodranë të Akademisë "Albania Judo Kodokan", do të marrë pjesë nesër në turneun ndërkombëtar të titulluar "Mladost Open Cup 2012" që do zhvillohet në stadiumin "Slobodan Skeroviç" të Podgoricës.Ftesa ekipit shkodran i ka ardhur si çdo vit nga vetë klubi i xhudos Mlladost. Përveç sportistëve tanë, në këtë aktivitet, marrin pjesë edhe shumë vende të tjera të Ballkanit të cilët do të përfaqësohen me grupmoshat duke filluar nga fëmijët e datëlindjes 2004, për të vazhduar me ato të datëlindjeve 2002-03, të datëlindjeve 2000-01 e me rradhë pastaj deri tek 19 vjeçarët. Përfaqësuesit e Akademisë "Albania JUdo Kodokan" në këtë aktivitet do jenë këta xhudista:

Më 15 mars organizohet kupa “Agim Tafili” në çiklizëm

0

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë më datë 15 mars kupën në nderim të legjendës së çiklizmit shqiptar Agim Tafilit, të ndarë nga jeta një muaj e gjysëm më pare. Do jetë një etapë e vetme që do shoqërojë këtë garë dhe ajo do ketë itinerarin Tiranë- Shkodër. Në të do marrin të gjithë ekipet dhe sportistët e vendit. Organizimi I kësaj kupe, është një gjetje shumë e mirë e drejtuesve të kësaj Federate për të nderuar këtë kollos të çiklizmit që u nda nga jeta në moshën 52 vjeçare. Zakonisht në çdo vit, Federata ka organizuar kupën “Muriqi” në kujtim të disa pjestarëve të kësaj familje që nuk jetojnë më si Gani, Fuat dhe Fadil Muriqi të cilët I kanë dhënë shumë këtij sporti.

Xhudo- Roland Vasija, medalje ari në turneun e Dubrovnikut

0

Xhudisti 12 vjeçar Roland Vasija ka marrë medalje të artë në turneun e zhvilluar sot në Dubrovnik të Kroacisë. Duke konkurruar në peshën deri 30 kg, ai është treguar më i miri nga të gjithë, duke i sfiduar tërë kundërshtarët e tij dhe pas 5 ndeshjesh të luajtura, ai ka triumfuar duke marrë medaljen e artë. Xhudisti tjetër i Vllaznisë Xhovan Shkoza, po në moshë n 12 vjeç por në peshën 50 kg, ka mbërritur deri në finale por është mjaftuar vetëm me vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë. Ndërsa Damian Çuni, për moshën 9 vjeç, në peshën deri 30 kg, ka zënë vendin e tretë dhe ka marrë medaljen e bronztë.

Përcillet për në banesën e fundit Agim Tafili

0

Mesditën e sotme I është dhënë lamtumira e fundit legjendës së sportit shkodran dhe atij shqiptar Agim Tafili. Para se të përcillej në banesën e fundit, në nderim të figurës së tij, Bashkia Shkodër dhe klubi Vllaznia kanë organizuar homazhet e rastit teksa një kortezh I madh njerëzish kanë marrë pjesë për t’I dhënë lamtumirën Agimit. Nuk kanë qenë vetëm shkodranë, ka qenë I gjithë komuniteti I çiklizmit shqiptar teksa në Shkodër ishin mbledhur njerëz të këtij sporti nga e gjithë Shqipëria. Kishin mbërritur miq të Agimit edhe nga Greqia sepse ai I kishte lënë vetes vend kudo.

Ndahet nga jeta Agim Tafili, legjenda e çiklizmit shkodran dhe shqiptar

0
Mëngjesin e sotëm kemi mësuar lajmin e kobshëm, atë të ndarjes nga jeta të çiklistit më të madh shkodran dhe ndër më të mëdhenjtë e atij shqiptar, Agim Tafili. Një sëmudje e rëndë i ka marrë jetën këtij...

Desara Muriqi, një shkodrane kampione bote në garat me makina

0
Mund të duket e çuditshme por është mëse e vërtetë. Një vajzë shkodrane që jeton në Itali, ka marrë pjesë në një garë me makina që përdorin energji alternative. Dhe ajo në mënyrë krejt të papritur për të gjithë, por...

Ashiku: Më 2012-ën do synoj titullin kampion me të rriturit

0

Ai është 18 vjeç e gjysëm por prej vitesh emri i tij spikat në sportin e shahut në Shqipëri. Franc Ashiku është shkodrani që vlerësohet nga të gjithë si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Ndonëse është në këtë moshë, ambicjet e tij janë të mëdha. Madje për vitin në të cilin sapo kemi hyrë, ai ka projekte të mëdha, teksa ai pretendon shpalljen kampion me të rriturit. Këtë objektiv ai e ka bërë të diur në këto ditë të para janari, ekskluzivisht për gazetën sportive online "shkodrasport.com" kur ka thënë:

Elis Guri: I jam mirënjohës Shkodrës për gjithçka më ka dhanë

0

Ai është i vetmi kampion bote në gjithë historinë e sportit shkodran. Si rrjedhojë, ky qytet tashmë ka mese të krenohet. Elis Guri ndonëse doli më i miri në botë në sportin e mundjes për flamurin bullgar, sërish mbetet shkodran. Madje shumë i denjë. Këshilli Bashkiak Shkodër pak ditë më parë i akordoi atij titullin "Mirënjohja e Qytetit" por kampioni i botës, në intervistën e tij për televizionin Rozafa i është shprehur mirënjohës qytetit të tij për gjithçka i ka dhënë. Ja intervista e plotë me të vetmin kampion bote të këtij qyteti:

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI