Barcelona ka marrë një goditje të rëndë sot teksa ka lënë përsëri pikë të rëndësishme për kampionatin, duke u ndalur në një barazim 3-3 nga Selta Vigo. Një rezultat i pabesueshëm duke pasur parasysh se në fillimin e pjesës së dytë katalanasit ishin në avantazh të 3 golave.
Fati, Buskets dhe Depaj çuan shifrat në 3-0 që në 34 minutat e parë dhe të gjithë menduan se katalanasit po përshëndetnin në mënyrën më të mirë kthimin e Çavit në shtëpi. Por në pjesën e dytë ndodhi e papritura.
Selta Vigo u zgjua dhe pasi shënoi golin e parë me Aspas, u hodh plotësisht në sulm dhe kërkoi me ngulm të merrte pikë. Nolito shënoi golin e barazimit dhe në fund ishte përsëri Aspas ai i cili tundi rrjetën në shtesë, duke vulosur barazimin përfundimtar 3-3 i cili lë Barcelonën në vendin e 9 në klasifikim.