Çelsi është interesuar prej kohësh për Daniele Ruganin dhe nëse përgjigja e tij do të ishte pozitive, ajo do ta bënte shumë të lumtur Mauricio Sarrin.
Këtë e ka konfirmuar dhe vetë menaxheri i lojtarit, Davide Torkia, i cili thotë se futbollisti në fjalë do të përshtatej mirë tek Çelsi.
Ai pretendon se Juventus nuk ka në plan ta shesë po edhe përdori shprehjen e famshme “çdo gjë ka një çmim”.
“E vërteta është që blutë e Londrës janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit Daniele Rugani dhe klubi i Juventus është në dijeni për këtë gjë, por nuk kanë në mendje që të shesin lojtarin.
Ne e dimë që gjithçka ka një çmim, dhe nëse kjo marrëveshje arrihet, do ta bënte të lumtur trajnerin e Çelsit.
23- vjeçari do të ishte një investim mjaft i mirë tek ekipi londinez dhe besoj se ka cilësitë për të bërë një karrierë të ngjashme me atë të Kielinit dhe Barzaljit” u shpreh menaxheri i lojtarit, duke lënë gjithçka të hapur.
Drejtoriesha e Çelsit, Marina Granovskaia është parë ditën e enjte në Milano, ku mendohet se është takuar me drejtuesit e Juventusit për të diskutuar marrëveshjet e mundshme për Rugani dhe Higuain. /vipsport/