Vllaznia ka humbur shumë terren në javët e fundit dhe me një pikë para nuk ka asnjë garanci për mbajtjen e kreut. Jane tre skuadra e jane thuajse ngjitur me te dhe per ta ruajtur kete vend, ajo duhet te rikthehet tek fitoret.

Ndaj që të ndodhë kjo gjë duhet që të fitojnë ndeshjen e radhës. Në javën e 23-të, kalendari i dhuron shkodranëve një sfidë të vështirë në shtëpi, ku presin Kukësin.

Ndërsa Teuta do të kërkojë shansin për të qenë e para, ku të dielën luan në transfertën e Ballshit. Bylis ndodhet ne pozita jo te mira dhe do te synoje te marre pike.

Pa dyshim që për të dy skuadrat kalendari është i vështirë, por sezoni ka hyrë në një fazë të tillë ku çdo ndeshje duhet konsideruar si finale për titullin kampion.