UEFA dëshiron gjithashtu të ndryshojë edhe rregulloren për golin që vlen dyfish në transfertë duke e bërë atë të pavlefshëm në Kupat Europiane.

Lajmin e bën të ditur “Times”, që raporton se kjo është një ide e presidentit Ceferon. Ai ishte gati që ta bënte zyrtar këtë ndryshim, por gjithçka u shty për një moment tjetër.

Duhet fillimisht që ideja e tij të marrë mbështetjen e federatave dhe të votohet nga anëtarët e komitetit ekzekutiv, pastaj të hyjë në fuqi.

Ky është një rregull i vendosur që në vitin 1965, por me kalimin e kohëve disa eliminime të skuadrave kanë qenë të padrejta dhe thuajse janë ankuar shpesh për ekzistencën e këtij rregulli deri diku, absurd në dukje.