Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin thotë se ” 99% e njerëzve janë të kënaqur” me formatin e ri të Champions League. Gara u rinovua në fillim të sezonit aktual 2024/25, duke zëvendësuar tetë grupet me katër skuadra me një fazë të vetme të ligës me 36 ekipe.
Pas fazës së hapjes së kompeticionit, Ceferin i përshkroi rregullat e reja si një sukses të jashtëzakonshëm. “Kam dëgjuar vetëm fjalë pozitive,” i tha ai gazetës sllovene DELO.
“Në fillim, fokusi ishte në kritikat e shpeshta që vijnë sa herë që ka një ndryshim. Unë vlerësoj se tani 99% e njerëzve janë të kënaqur me Champions League të rinovuar.”
Kreu i organit qeverisës për futbollin evropian deklaroi gjithashtu se “gara është edhe më e paparashikueshme se më parë, askush nuk e dinte deri në momentin e fundit nëse do të kualifikohej. Është një sukses i përsosur dhe kualifikimi në Champions League është i shkëlqyer”.