Kosova arriti të merrte një fitore të madhe pak ditë më parë kundër Republikës Çeke, duke e mundur me rezultatin 2-1. Në muajin tetor, dy skuadrat do të zhvillojnë një tjetër ndeshje por këtë radhë, do të luhet në tokën çeke.

Duke parë interesimin që tifozët kanë për ndeshjet e Kosovës, në Çeki kanë nisur të shqetësohen realisht. Ndeshja mes Republikës Çeke dhe Kosovës ishte menduar të luhej në stadiumin e Pragës, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja ndaj Anglisë dhe ka një kapacitet prej 18.944 vendesh por, gjithçka ka ndryshuar.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Viktoria Plzen, stadium ky me një kapacitet prej 11.700 vendesh. Shkak për këtë ndryshim, është bërë fakti që Kosovën e ndjekin shumë tifozë dhe në një stadium më të vogël, numri i tifozëve do të ishte njëkohësisht më i vogël. /Vipsport/