Në emision Star Plus mbrëmë ishte i ftuar edhe volejbollisti i Vllaznisë, Fatjon Çekini. Një nga protagonistët e rrjetës kuqeblu foli për përgatitjet që ka zhvilluar skuadra këtë javë si edhe për ndeshjen e rradhës kundër Erzenit.
Çekini tha: “Ekipi ka qenë pushim këtë javë për shkak se kampionati ka një numër tek të ekipeve pjesëmarrëse dhe ishte rradha jonë të ishim pushim.
Por, ne kemi punuar me një ritëm të lartë për të qenë gati për ditën e premte. Në Shkodër vjen Erzeni, një ekip shumë i fortë me të cilin kemi rivalizuar shumë në këto vite.
Ftoj tifozët të premten në orën 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të na japin përkrahjen e tyre në një takim të tillë që shpresoj ta kalojmë me sukses”.
Endri ÇINARI