Kastrioti do të presë Skënderbeun në Kamëz ditën e nesërme për të zhvilluar mes tyre një ndeshje të luftuar në garën për mbijetesë, takim që nis në orën 13:45.
Në konferencën për shtyp trajneri i krutanëve, Emiliano Çela është shprehur i bindur se skuadra e tij do të marrë një rezultat pozitiv përballë korçarëve
Tekniku ka theksuar gjithashtu se nuk do të ketë asnjë mungesë dhe se janë përgatitur për të dalë nga kjo përballje.
Ndeshja me Skënderbeun: “Patjetër që është ndeshje e rëndësishme luajmë më një kundërshtar direkt. Përcaktuese? Edhe po edhe jo, por për fazën e kampionatit ku jemi është e rëndësishme shumë.”
Mungesa: “Nuk kemi mungesa, e kemi grupin të plotë.”
Humbja në Rrogozhinë: “Nuk ka pse të ndikojë fare humbja në Rrogozhinë. E kemi bërë analizën e asaj ndeshjeje, e kemi lënë mbrapa, nuk kemi pse të flasim për Rrogozhinën sot.
Nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Kështu që, që nga dita që filluam punën post ndeshjes me Rrogozhinën e realizuam, e kaluam, kështu që jemi përgatitur për ndeshjen e ardhshme me Skënderbeun. Humbja me Rrogozhinën është e kaluar dhe nuk ma merr mendja të ndikojë.
Ajo dihet që të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, mendoj që në qoftë se e fitojmë këtë ndeshje dhe patjetër që do e fitojmë, unë kam shumë besim te grupi dhe te ekipi im, kam shumë besim që në fushën tonë do të dimë ta interpretojmë mirë atë ndeshje, do jemi agresiv në të dyja fazat dhe jam shumë i bindur që ekipi im nesër do jetë fitues.”