Vendimi i Herri Kejn për t’u larguar nga Totenhemi në fundin e këtij sezoni, ka vënë në lëvizje shumë klube. Një nga më të interesuarat për sulmuesin është edhe Çelsi. Ne fakt, blutë e Londrës kanë një avantazh ndaj të tjerëve pasi duket se Kejn ka dëshirën për të qëndruar në Premier League.

Megjithatë, për të qenë të sigurt dhe para konkurrentëve të tyre, te Çelsi janë duke përgatitur një ofertë joshëse.

Presidenti Abramoviç është i gatshëm të lejojë kalimin e disa futbollistëve te Spurs dhe mes tyre janë edhe portieri Kepa dhe sulmuesi Temi Abraham.

Sigurisht, këtyre futbollistëve do t’i shtohet edhe një shumë e konsiderushme parash. Mbetet tashmë për t’u parë nëse lojtarët e ofruar janë në preferencat e Totenhem, teksa këta të fundit do të presin edhe ofertat e tjera për të parë se cila iu përshtatet shumë. /VipSport/