Talenti shqiptar Armando Broja është duke kaluar një moment mjaft të mirë me moshat e Çelsit, duke u shndërruar në një protagonist me golat e shumtë të realizuar.
Sulmuesi 18-vjeçar me origjine nga Malesia e Madhe është aktivizuar me ekipet U-18, U-19 dhe U-23, duke gjetur rrugën e rrjetës disa herë.
Falë formës së shkëlqyer që shqiptari po kalon, drejtuesit e Çelësit vendosën t’i rinovonin kontratën Brojës edhe për 3 vitet e ardhshme.
Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi shqiptar ëndërron të bindë trajnerin Frank Lampard për ta ftuar në ekipin e parë, dhe për të bërë pse jo një debutim ëndrrash në Premier Ligën angleze, e cila do të ishte qershia mbi tortë për një futbollist të ri si Broja.