Çelsi ka gjetur përsëri fitoren sot, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Leisterin, për të bërë një hap të rëndësishëm pasi kthehet në katërshen e parë në kampionat, në një luftë të ndezur për zonën Champions.

Në një sfidë ku Palmer humbi penallti në pjesën e parë ndaj skuadrës që lufton për mbijetesë, u desh goli i Kukureja në pjesën e dytë për të siguruar tre pikët, që çojën blutë londinezë përsëri mbi Mançester Sitin e Guardiolës.

Ndërkaq, Totenhemi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në fushën e vet ndaj Bornmuthit, duke vazhduar një krizë rezultatesh që e sheh ekipin londinez shumë larg çdo pretendimi për një vend në Europë në edicionin e ardhshëm.

Çelsi-Leister 1-0
60’ Kukureja

Goli i Kukureja (VIDEO)

Totenhem-Bornmuth 2-2
68’ Sarr, 84’ Son / 42’ Tavernier, 65’ Evanilson