Çelsi pritet të ndërrojë portier këtë vit ose të paktën të sjellë një konkurrent të denjë për portierin Kepan. Nëse negociatat për Oblak e Onana nuk mund të vazhdojnë për shkaqe ekonomike, Çelsi po mundohet të transferojë një gardian me kosto më të ulët, por shumë të talentuar.
Mediet angleze raportojnë se blutë e Londrës janë në bisedime të avancuara për të arritur marrëveshjen me portierin e Rëne, Edoardo Mendi. Senegalezi ka treguar një nivel shumë të lartë në kampionatin francez dhe tani është gati të bëjë një hap më të madh në karrierë.
Marrëveshja është arritur për 18 milionë paund, që do paguhen në mënyrë direkte, por shifra e këtij transferimi mund të arrijë 25 milionët në varësi të paraqitjeve.
28-vjeçari pritet të jetë vazhdimisht në luftë me Kepan për një vend mes katërkëndëshit të skuadrës së Lampard, teksa ky i fundit ka shprehur pakënaqësi për paraqitjet e portierit spanjoll gjatë sezonit të shkuar. /vipsport/