Janë mbyllur 2 ndeshjet e para të ditës së dielë të Premier Ligës angleze, takime të vlefshme për javën e 36-të të kampionatit.
Çelsi arriti të mposht me shifrat e thella 5-0 Uest Hemin brenda në shtëpi, duke tirumfuar në derbin e Londrës dhe dhënë sinjale të rigjetjes së formës, vetëm se janë kujtuar pak vonë, me kampionatin që do vetëm 2 ndeshje për të mbaruar. Xhekson shënoi 2 herë, ndërsa për blutë gjithashtu realizuan edhe Gallager, Madueke, gjithashtu i përhershmi Palmer.
Në takimin tjetër, atë midis Brajton dhe Aston Vilës, të besuarit e Unai Emeri zhgënjyen duke marrë një disfatë minimale 1-0 përballë vendasve, por një disfatë që mund t’i lëkund pozitat e tyre në renditje.
Me këto reaultate, Çelsi tani pozicionohet në vendin e shtatë të renditjes me 2 pikë më pak se Njukasëlli i vendit të gjashtë, pozicion që të çon në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm. Gjithashtu Aston Vila vazhdon të qëndrojë në të katërtin me 67 pikë, 7 më pak se Totenhemi por që këta të fundit kan akoma 2 ndeshje për të rikuperuar.