Çelsi dhe Mançester Siti janë dy klubet angleze që kanë regjistruar më shumë fitime nga kualifikimi i tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Të dyja gjysmëfinalistet e sotme të Kupës FA, janë pranë shifrës së 80 milionë paundëve bonuse.
Më saktësisht, pas eliminimit të Portos në çerekfinale, blutë e Londrës e dërguan në 79.8 milionë paund në total fitimet e tyre nga pjesëmarrja në Europë, ndaj 76.8 milionë paund të “Qytetarëve”.
Kualifikimi në gjysmëfinale, i shpërbleu këto dy klube me 10.4 milionë paund, që nëse shkojnë në finale, do të marrin edhe 13 milionë paund të tjera bonus.
Kush triumfon në Stamboll, do të fitojë edhe 3.5 milionë paund të tjera. Liverpuli e mbylli këtë sezon në Champions me 60.9 milionë paund. Junajtidi që është në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, ka fituar deri tani 50.7 milionë euro, Arsenali 14.4 milionë, ndërsa dy klubet e eliminuara, Totenhemit dhe Lestëri, mbyllin klasifikimin me 10.4 dhe 7.7 mln.