Çelsi ka mposhtur me rezultatin 3-1 Astanën. Sfida e luajtur për raundin e pestë të Ligës së Konferencës u luajt në temperaturën që shënonte -9 gradë në Kazakistan.
Të katërt golat e sfidës u shënuan në pjesën e parë me Çelsin që gjeti fillimisht avantazhin e trefishtë. Goli i Tomasov pati vlerë për statistika te Astana, ndërsa Çelsi numëron vetëm fitore këtë sezon në Ligën e Konferencës.
Nazmi Gripshi mori minuta si zëvendësues në këtë përballje. Lotjari shqiptar u aktivizua në minutën e 88-të.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
Astana 1-3 Çelsi
45′ Tomasov – 14′, 20′ Guiu, 39′ Veiga