Sulejman Starova, Anton Cicani dhe Ermal Tahiri kanë debatuar sa i takon çështjes “Ahmataj” te Tirana. Trajneri i Tiranës ka qenë në qendër të vëmendjes sportive orët e fundit dhe debati në Pressing, në studiot e ABC News, nuk mund të mungonte mes analistëve.

Starova: “Ahmataj i ka mohuar të gjitha, pse merremi me këtë gjë? Ai tha që ka bërë gabim që i ka thënë këto fjalë, mbaroi ai muhabet. Unë e kalova kështu pasi kam faktin në dorë. Klubi ka bërë mirë që i ka dhënë mundësinë të kthehet mbrapa. Klubi ka bërë shumë mirë, motivi është teknik. Klubit i ka leverdis që të mbajë këtë trajner”.

Tahiri: “Ka të bëjë me karakterin,. nuk duhet të kthehesh prapa. Si ju del lojtarëve përpara nëse u ke dhënë dorën,. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”.

Cicani: Tirana përmblidhet vetëm me një fjali: Aktorë të shkëlqyer, regjisor që lë për të dëshiruar. Tërheqja e klubit ishte e stisur nga klubi. Nëse pas ndeshjes, me gjithë nervozizmin, nuk mund të arrish tek ato fjalë. Mund të jesh gjaknxehtë, por nuk mund të arrish deri aty.

Deklarata e dytë është ajo që përpunojnë. Juli nuk është i pari dhe as i fundit që ndodhin këto. Nëse flasim hapur, të gjithë pajtohemi me disa gjëra për të marrë rrogën. Çdo gjë lidhet me të. Luksi ekziston vetëm në Dubai, jo këtu tek ne”./abcnews/