Ganezi Charles Atsina u aktivizua në 10 takime me fanellën e Vllaznisë dhe shënoi dy herë. Shumë pak nga ajo që pritej nga sulmuesi, por që tashmë nuk është më në planet e trajnerit Ernest Gjoka.Largimi i tij ka ardhur pas shumë përplasjesh mes klubit, menaxherit dhe lojtarit. Megjithatë, ganezi nuk ka shpëtuar pa u gjobitur. EDS mëson ekskluzivisht se në Shkodër e kanë gjobitur lojtarin.
Shuma nuk bëhet e ditur, por theksohet se dokumentacioni është arkivuar në FSHF.Gjoba ndaj futbollistit është vendosur për shkak të mbërritjes me vonesë në Shkodër pas pushimeve të dimrit. Kthimi në qytetin verior është dashur të bëhej më 4 janar, por lojtari ka neglizhuar dhe është kthyer më 10 janar. Kështu, klubi nuk e ka toleruar duke e gjobitur atë. /EDS/