Trajneri Ernest Gjoka e pranoi hapur se dëshironte të rikthente në skuadër mbrojtësin malazez Stefan Cicmil. Në bisedën e tij me Eduasportin.com deklaroi se ka pasur kontakte të vazhdueshme me shtatlartin e ekipit të Mlladost-it.  27-vjeçari e kishte mirëpritur interesimin e kuqebluve, madje kishte shprehur edhe dëshirën për të qenë sërish pjesë e shkodranëve. Vllaznia dhe lojtari ranë dakord edhe për kushtet financiare dhe ata kontraktuale, por lëvizja është bllokuar. Mbrojtësi është nën kontratë me klubin e Mlladost-it.

Ai është lojtar kryesor me 16 ndeshje si titullar dhe dy gola. Burime të Eduasportin.com pranë Vllaznisë bëjnë me dije se ekipi malazez ka vendosur veton për Cicmilin. Mbrojtësi nuk do të rikthehet në Shkodër, pavarësisht dëshirës së tij të madhe. /EDS