Çështja “Çinari” i ka dhënë një goditje të fortë Partizanit në prag të sezonit të ri, pasi e ka privuar nga shumë plane dhe lëvizje.

KAS-i me vendimin e ndërmjetëm la në fuqi dënimet e FIFA-s për të kuqtë, por situata mund të ndryshojë në përfundim të gjykimit të çështjes, pasi dihet se Partizani ka ngritur padi në KAS ndaj FIFA-s, Istras, Vllaznisë dhe lojtarit të tyre Erald Çinari.

KAS-i i Lozanës në përgjigjen e dhënë përmes e-mailit për “Panorama Sport” ka konfirmuar se vijon procesi për këtë çështje, por akoma nuk është përcaktuar data e gjyqit.

KAS-i në faqen e tij ka publikuar kalendarin e gjyqeve deri më 9 dhjetor, por çështje “Çinari” nuk figuron askund deri në këtë datë.