Dje lojtari duhej të ishte bashkuar me skuadrën e Vllaznisë në stërvitje por nuk ka ndodhur kështu. Tefik Osmani nuk është bashkuar me skuadrën shkodrane por përkundrazi pritet të luajë me Teutën në fazën e dytë. Kursi ka marrë rrjedhë tjetër pasditen e së enjtes kur në Tiranë do të zhvillohej mbledhja e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve për të dhënë një vendim përfundimtar për mbrojtësin korçar. Vendimi I saj ka qenë lënia e lirë e futbollistit duke mos qenë tashmë pjesë e Vllaznisë dhe detyrimin e kësaj të fundit për t’I paguar dy rroga Osmanit. Në fakt pritej tjetër gjë.

Edhe vetë mbrojtësi, pasditen e së mërkurës kur ishte në Ulqin pranë skuadrës, mendoi rikthimin pranë saj por me një kusht të vetëm: që klubi Vllaznia të dorëzonte në FSHF një shkresë ku të deklaronte se tërhiqej nga vendimi për pezullimin e lojtarit, gjobitjen e tij dhe po ashtu edhe të thoshte se kontrata financiare me të do vazhdonte rregullisht. Madje, para se DHZK të dilte me një vendim, Osmani ka kërkuar nga drejtuesit e Vllaznisë edhe marrjen e këstit të kontratës prej 7 milionë lekësh në dorë dhe pasta jai do tërhiqte ankimimin e bërë, çka do të thoshte se çështja do mbyllej dhe lojtari do kthehej tek skuadra shkodrane. Por asnjëra nga këto nuk ka ndodhur. Klubi kuqeblu as nuk ka dorëzuar shkresë në Federatë, as nuk I ka çuar lekët futbollistit, madje në këtë gjyq nuk ka dërguar asnjë përfaqësues të tij për të mbrojtur atë vendim të dhënë. Në kushte të tilla, mbrojtësi që është edhe kontigjent I ekipi kombëtar ka kërkuar të prishë kontratën. Arsyen pse e bëri këtë ai e shpjegon në këtë mënyrë për “Shkodra Sport: “Unë kisha rënë dakord me presidentin e ri të Vllaznisë z. Çela për anën financiare dhe po ashtu edhe me trajnerin Bushati. Ata më premtuan se klubi do dërgonte shkresën përkatëse në Federatë dhe unë do të tërhiqja padinë e bërë. Me këtë ide jam paraqitur në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve por mora vesh se nuk kishte ardhur asnjë shkresë nga klubi Vllaznia dhe përpos kësaj, asnjë pjestar I tij nuk ishte present. Kam marrë një telefonatë nga drejtori sportiv Grima I cili më kërkoi nëse mund të shtyhej edhe njëherë mbledhja ngaqë administratori I klubit nuk ishte në Shkodër dhe prandaj nuk ishte bërë shkresa. Unë nuk isha dakord me këtë gjë. Mendova se drejtuesit e Vllaznisë donin të ma hidhnin dhe prandaj kërkova ta çoj të drejtën time deri në fund. Që do të thotë se kjo e drejtë mu dha dhe unë tashmë jam lojtar I lirë”. Pavarësisht se është futbollist I lirë dhe me 99 për qind siç e pranon dhe vetë do jetë pjesë e Teutës në vazhdim të sezonit, Tefik Osmani duket se e ka edhe një detyrim moral ndaj trajnerit Bushati dhe presidentit Çela të cilët janë sjellur në mënyrë shumë njerëzore me të. Lojtari ka vlerësuar sidomos gjestin e trajnerit e për këtë thotë: “Në gjithë këtë histori I jam borxhli vetëm një njeriu, profesor Artanit (Bushatit). Në bisedën që kam patur me të dy ditë më parë, ai më tha se nëse drejtuesit e klubit nuk do ma jepnin këstin e kontratës, do të ma jepte ai nga xhepi I tij. Këtë që ka bërë për mua ai, nuk e ka bërë asnjë trajner tjetër më parë dhe prandaj e vlerësoj së tepërmi për këtë gjest. Pikërisht për këtë, nëse presidenti Çela më jep paratë që kam për të marrë, unë mund të kthehem edhe tek Vllaznia pavarësisht se ndaj saj tashmë nuk kam asnjë detyrim ngaqë jam futbollist I lirë. Nuk kam pasë asnjë bisedë me të që nga mbrëmja e së enjtes dhe në kushte të tilla, do më duhet të shoh të ardhmen time diku tjetër”.  Në këtë mes pra diçka ka ndodhur. Mbase mund të quhet përplasja e parë Çela- Bashki. Drejtuesit e kësaj të fundit mes duket nuk kanë dashur të ulin reputacionin  e tyre duke tërhequr dënimin e dhënë ndaj këtij lojtari por kjo I ka prishur shumë plane dyshes Çela- Bushati.
Gjergj KOLA