Viti 2013 tashmë ka nisur. Ditët e pushimit kanë mbaruar dhe ajo çfarë pritet është që edhe Vllaznia të nisë nga puna. Stërvitja mund të nisë edhe nesër, ose do shtyhet për më 7 janar, pra të hënë. Por para se të nisë ajo ka shumë enigma se çfarë do ndodhë.E para e punës do jetë enigma për fatin e trajnerit Shpëtim Duro. Ende nuk është shumë e qartë nëse ai do nisë apo jo sërish punë edhe në këtë vit të ri duke mos e patur të qartë të ardhmen e tij. Megjithatë, çdo gjë varet nga ndryshimi i drejtuesve të klubit. Ata mund të kenë projektuar trajner tjetër dhe kjo është normale.
Kështu që Duro sot mund të dalë në stërvitje me ekipin por nuk mund të jetë më datë 10. Këtë askush nuk e thotë me siguri. Në fakt, lajmet që vijnë nga Tirana, bëjnë të ditur se drejtuesit e Partizanit janë duke pritur shkarkimin e Duros tek Vllaznia sepse duan ta marrin atë trajner tek të kuqtë. Madje, thuhet se Partizani edhe merkaton e janarit është duke e zhvilluar sipas shijeve të Duros. Në kushte të tilla, duhet pritur se çfarë do ndodhë. Vllaznia ka edhe nuk ka trajner. Vllaznia ka edhe nuk ka president. Këto enigma deri mesjavën e ardhshme nuk mund të marrin përgjigje. Ajo së pari pret zgjedhjen e presidentit të ri, e pas tij sigurisht që do të fillojë zgjidhja e të gjithë gjërave.
www.shkodrasport.com