Futbollisti me origjinë nga Puka Cristian Shpendi nuk mund ta ëndërronte një fillim më të mirë në Serie B. Pas 20 golave sezonin e shkuar me Cessena në Serie C, qendërsulmuesi shqiptar realizoi dy golësh në sfidën e parë kundër Carrarese dhe e filloi kampionatin me këmbën e mbarë.
Me paraqitjen e tij, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Serie A si Fiorentina, Torino, Napoli, Monza dh Cagliari. Por drejtuesit e Cessena janë të bindur; ata nuk do të heqin dorë nga xhevahiri i tyre në këtë vit futbollistik raporton Tuttomercatoweb.
Shpendi konsiderohet si një element tepër i rëndësishëm për skuadrën e Michele Mignani-t. Për më tepër që drejtuesit besojnë se lojtari mund të bëjë një tjetër sezon si protagonist këtë herë në Serie B, që mund ta rrisë edhe më shumë vlerën e kartonit të tij.
Kjo do të ndihmonte në verën e ardhshme që të rriste të ardhurat për klubin e Cessena, për të bërë të tjera ndërhyrje në merkato.