Pas dy ditësh Vllaznia do të zbresë sërish në fushën e lojës, këtë herë për t’u ndeshur me Tiranën për Kupë, para se të luajë pastaj të shtunën ndaj Kamzës për kampionat. Megjithatë, e gjithë vëmendja është e përqendruar tek sfida e së mërkurës ndaj bardhebluve. Trajneri Gjoka ka jo pak dilema për këtë ndeshje. E kemi fjalën për formacionin që do të hedhë në fushë.
Janë disa futbollistë me probleme dhe tashmë atij i duhet që të mendojë ndoshta për zëvendësimin e tyre. Dhe nuk janë pak. Pjeshka, Atsina, Marku e Bardulla kanë munguar sot në stërvitje ose nuk janë stërvitur ashtu si duhet me grupin dhe për rrjedhojë, pritet ndoshta që të gjithë të mos jenë të gatshëm për të mërkurën. Kjo natyrisht që i shton “dhimbjet e kokës” stafit teknik që do t’i duhet të gjejë zëvendësuesit e duhur dhe ky është një problem më vete sepse sidomos në mbrojtje dhe në sulm, ka pak ose aspak alternativa.
© shkodrasport.com