Kampionati shqiptar vazhdon te dhuroje çudira. Egnatia kryesuese e kampionatit dhe e pathyeshmja e tij, sot çuditerisht ka pesuar nje disfate shume te thelle ne fushen e saj dhe per me teper perballe nje skuadre si Tirana e cila po kalonte nje krize rezultatesh.
Tirana ka arritur të mposhtë Egnatian në Rrogozhinë me rezultatin e thellë 0-5, e vlefshme për javën e fundit të fazës së dytë të kampionatit.
Sfida nisi mjaft mirë për të dyja skuadrat, me bardheblutë që arritën të gjenin golin në pjesën e parë me Rimal Haxhiun. Vendasit provuan të barazonin, por çdo gjë u prish pas kartonit të kuq të Aleksit.
Pas kësaj, bardheblutë nuk u përmbajtën, duke i shënuar dhe katër gola të tjera rrogozhinasve me latifin dy herë, haxhiun sërish dhe Abazajn.
Kështu Tirana ngjitet sërish në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon të qëndrojë në krye të kampionatit me 37 pikë.
REZULTATI
EGNATIA 0-5 TIRANA
25′, 74′ Haxhiu, 68′, 87′ Latifi, 82′ Abazaj