Në çdo ndeshje futbolli përveç vlerave që shfaq një futbollist për të shënuar, ka edhe nga ata që gabojnë. Bëhet fjalë për mbrojtës, portierë apo dhe të tjerë. Por deri më sot, nuk kishim dëgjuar se për një gabim, sado fatal të kete rezultuar, sportisti të mendojë për të lënë futbollin. Por në Argjentinë së fundi ka ndodhur diçka e pabesueshme. Është vetëm 24 vjeç, gëzon shëndet të plotë, por po mendon tërheqjen nga futbolli.

Arsyeja? Një gabim në ndeshjen e dytë finale të Copa Libertadores, që Lanus e humbi 1-2 ndaj Gremios, që triumfoi me rezultat të përgjithshëm 1-3. Bëhet fjalë për Jose Luis Gomez, mbrojtësin e skuadrës argjentinase, që gaboi në kontrollin e topit në mesfushë, duke i dhënë mundësi ekipit brazialin të shënonte golin e pare nëpërmjet kundërsulmit, kur rezultati vazhdonte të ishte 0-0.

https://www.youtube.com/watch?v=BoUAziS7Puk

“Po mendoj të tërhiqem nga futbolli. Jam shumë i lënduar, ndihem shumë keq. Ishte një gabim që nuk duhet ta kisha bërë. Vetëm aty e kam mendjen, nuk duhet të më kishte ndodhur. Nuk kalova një mbrëmje të mirë. U kërkoj falje të gjithë tifozëve të Lanusit, të cilët e meriton këtë kupë”-ka deklaruar ai.Gomez është një lojtar i grumbulluar edhe në Kombëtaren e Argjentinës, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Racing Club.

© shkodrasport.com