Vllaznia zhgenjeu sot ndaj Tiranes duke humbur 1-2 dhe bashke me te edhe mundesine per t’iu shkeputur me shume ndjekesve te saj. Ne fakt ndeshja nisi ne menyren me te mire te mundshme me kuqeblute qe kalojne ne avantazh qe ne minuten e katert.
Por avantazhi zgjati vetem dy minuta. Futbollistet shkodrane shkaktojne nje faull shume prane vijes se hyrjes te zones dhe goditjen e denimit do ta merrte persiper ta gjuante kapiteni i miqve Batha.
Kuqeblute formuan murin me 6 lojtare por ne momentet e fundit, Adili shkeputet prej tij me idene per te shkuar tek shtylla e majte pingule, per te mbrojtur aty ngaqe ishte nje pozicion i rrezikshem.
Shkon deri aty, ndonese ne medyshje per te shkuar apo jo dhe nga kjo edhe portieri Zogoviç hutohet. Nderkohe muri i Vllaznise çafet dhe topi kalon permes tij dhe shkon ne mes te porte.
Aty ku portieri Zogoviç eshte duke pare Adilin, ky i fundit nuk e di se ku ndodhet dhe topi perfundon ne rrjete. Nje gol mese i evitueshem. Kush e kishte fajin? Pak rendesi ka. Vllaznia pesoi shume shpejt golin e barazimit dhe me pas beri shume pak per ta fituar kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/