Prej pesë sezonesh është një pjesë e rëndësishme e Vllaznisë dhe jo më kot, është zëvendëskapiteni i Vllaznisë. Ardit Krymi është shndërruar në një pikë të rëndësishme të formacionit kuqeblu por ajo që po bën përshtypje kohët e fundit, ka qenë shënimi i dy golave në 180 minutat e fundit.
Deri para dy javësh ai kishte shënuar vetëm një gol. Atë ndaj Partizanit në një ndeshje të kampionatit të sezonit 2015-2016. Që atëherë, ndonëse e kishte provuar të godiste portat kundërshtare,
Por duket se dy javët e fundit diçka ka ndryshuar tek ky futbollist. Ndoshta edhe mbajtja e shiritit të kapitenit (në mungesë të Gilman Likës që ka qenë i dëmtuar).
Ndoshta është edhe përvoja e fituar gjithnjë e më tepër që e ka bërë atë të ndjehet si lider i kësaj skuadre dhe në këtë kontekst, ka marrë guximin të provojë të gjuajë shpeshherë drejt portave kundërshtare.
2014-2015 KF VLLAZNIA 22 ndeshje- 0 gola
2015-2016 KF VLLAZNIA 24 ndeshje- 1 gol
2016-2017 KF VLLAZNIA 29 ndeshje- 0 gola
2017-2018 KF VLLAZNIA 28 ndeshje- 0 gola
2018-2019 KF VLLAZNIA 17 ndeshje- 2 gola