Vllaznia e ka nisur mbare vitin 2025 duke arritur tre fitore ne tre ndeshjet e luajtura deri me tani (dy ne kampionat ndaj Tiranes dhe Skenderbeut si dhe nje ne kupe ndaj Beses). Skuadra po funksionon ne menyren e duhur, pavaresisht se ende ka probleme demtimesh.
Por nderkohe, ka edhe nje çeshtje qe ende nuk ka marre zgjidhje. Ajo ne fakt nuk ka marre vemendjen e duhur sepse kuqeblute po marrin rezultatet e duhura, megjithate me siguri qe shqeteson. E kemi fjalen per çeshtjen e mbrojtesit Marko Juriç.
Lojtari kroat vazhdon te stervitet çdo dite rregullisht me ekipin, por nuk eshte perfshire ne planet e stafit teknik per te tre keto ndeshjet e fundit. Madje as ne stolin e rezervave. Me siguri qe kjo eshte porosia e marre nga drejtuesit e klubit. Juriç nuk ka asnje problem demtimi dhe asgje tjeter, por duket se “i ka prishur raportet” me klubin.
Te Vllaznia eshte perfolur kohet e fundit mundesia e largimit te tij, por duket se lojtari nuk e ka marre parasysh kete gje. Ndoshta edhe ngaqe nuk ka ndonje oferte me te mire se kjo aktualja dhe ka preferuar te vazhdoje te qendroje ne Shkoder, ndonese pa luajtur por thjesht per te respektuar kontraten dhe per te marre leket qe perfshin ajo.
Vete presidenti Xhaferi ne fakt gjate nje prononcimi ne media eshte shprehur se nuk ka nje çeshtje “Juriç” dhe ai eshte pjese e Vllaznise sepse ka kontrate me te. Se çfare do te ndodhe ne vazhdim kjo mbetet per t’u pare, merkatoja eshte ende e hapur…