Ecuria e Vllaznia U17 në javët e fundit nuk ka qenë aspak e mirë dhe kjo u shoqërua me disa rezultate negative. U shpresua që sot gjërat të ndryshonin por nuk ka ndodhur kështu. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” ndaj Internacional, ekipi shkodran është mundur me rezultatin 0-1.

Ndeshja nisi me dëshirën e kuqebluve për ta fituar këtë takim por nuk ka vazhduar kështu. Në minutën e 37-të gjërat do të përmbyseshin. Mesfushori Arjet Bizi do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas, rrjedhimisht edhe me të kuqin duke e lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak.

Pjesa e parë do të mbyllej pa gol por në të dytën kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar në avantazh. Ka qenë pikërisht minuta e 57-të kur Bali ka dërguar topin në rrjetën e portës kuqeblu duke shënuar të vetmin gol të ndeshjes.

Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, Vllaznia nuk ka arritur dot të barazojë. Përfundimisht 1-0 për Internacional ndërkohë kuqeblutë mbesin sërish në kuotën e 15 pikëve dhe ndodhen në vendin e katërt të renditjes.
© shkodrasport.com