Opinion nga Roland Luçi
Ndonëse nga larg, po shoh se tek Vllaznia situata po precipiton negativisht.Si duket, nuk menaxhohet mirë situata që çoi fillimisht në konflikt me Sukajn (megjithëse nuk jam në dijeni të saktësive apo hollësive dhe nuk dua të retushoj gabimet eventuale të lojtarit në fjalë!),lejohet të largohet Vajushi, e tashmë Nimani,Sykaj etj. Ndërkohë që Lika e Bala e ndonjë tjetër kanë kohë që luajnë kundër Vllaznisë së tyre që i lindi dhe i rriti si futbollistë!!! Cilatdo që të jenë justifikimet,nuk është normale që figurat më të njohura futbollistike të Shkodrës të lejohen aq mendjelehtësisht të largohen nga ekipi duke i humbur atij jo vetëm cilësinë, por deri dhe identitetin shkodran. Futbolli në një qytet si Shkodra, duhet trajtuar jo thjesht si sport apo biznes, por edhe si bartës i një tradite të madhe, si pasqyrë, reklamë, tejçues, ambasador i kulturës së saj.Çfarë po ndodh me Vllazninë?
505
FUTBOLLI I FEMRAVE
SUKSESI/ Kombëtarja shqiptare e femrave fiton edhe në Kroaci
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kroacinë, këtë herë në transfertë. Shqipëria...