Duket si e palogjikshme, por ne fakt ky eshte realiteti. Vllaznia ne ndeshjen e neserme do te jete e detyruar te beje pa plot 7 futbolliste. Kjo padyshim qe e ka reduktuar ndjeshem numrin e zgjedhjeve per stafin teknik megjithate objektivi do te jete serish nje dhe i vetem: Fitorja.

Po kush do te jene futbollistet te cilet nuk do te jene te gatshem per trajnerin Brdariç. E çuditshme por do te mungoje i gjithe reparti i mbrojtjes. Gurishtac, Juriç, Stojanoviç dhe Yago kane probleme demtimesh dhe per kete arsye nuk do te mund te jene ne fushe ne takimin e neserm, madje as ne pankine.

Atyre u shtohet edhe mesfushori Qato si dhe dy sulmuesit Gruda e Essang Matouti. Ajo qe ben pershtypje eshte se shumica e problemeve te demtimeve te ketyre lojtareve eshte muskulare. Jo me kot trajneri Brdariç eshte pyetur edhe sot ne konferencen e shtypit se çfare po ndodh me ta, por ai nuk ka dhene nje pergjithe ashtu si duhet.

Hera- heres justifikohen me kushtet e stervitjes, ka zera qe thone se stervitja nuk eshte ajo e duhura dhe ngarkesat e medha apo te gabuara kane sjelle keto demtime, por pavaresisht ketyre gjerave mungesa e 7 futbollisteve neser ndaj Laçit eshte nje problem shume serioz. Dhe madje ato mund te mungojne edhe ne ndeshjen e fundit te ketij viti, ate ndaj Partizanit./www.shkodrasport.com/