Kosova do të luajë dy ndeshje të rëndësishme në muajin nëntor, teksa fillimisht do të përballet me Maltën, e për të vazhduar më pas me Azerbajxhanin.
Një prej afrimeve më të reja të dardanëve, Shkëlqim Demhasaj, ka kaluar një situatë të pazakonshme në intervistën e ditës së sotme.
Teksa gazetari i “Supersport Kosovës” po e pyeste futbollistin në fjalë në lidhje me një çështje të caktuar, ky i fundit nuk po arrinte ta kuptonte.
“Çfarë po thua?” Ishte kjo pak a shumë përgjigja e Demhasajt, që nga vetë vitet që ka kaluar jashtë Shqipërisë, është mëse e kuptueshme se gjuha shqipe nuk mund të ruhet në mënyrën më të mirë.
Në kushte të tilla, gazetari është i detyruar që të ripërsëris pyetjen e tij, për të shmangur disi këtë situatë të sikletshme.
(Ky artikull duhet të shërbej si një mesazh për të gjithë familjarët e lojtarëve shqiptarë që janë jashtë Shqipërisë, që gjuhën tonë të përbashkët mos ta harrojnë kurrë, sepse është amaneti i të parëve tanë. Shqipëria mbi të gjitha!)