Analiza e shumëpritur e ditës së sotme tek Vllaznia pritet të dhurojë vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e kësaj skuadre. Kështu, është thuajse e sigurtë që trajneri Shpëtim Duro do të shkarkohet. Drejtuesit e klubit e kanë marrë parasysh edhe pagesën e dëmshpërblimit ndaj tij teksa ai do të vazhdojë të paguhet deri në fundin e muajit maj me gjysmën e rrogës, ashtu siç e ka të shkruar në kontratë. Edhe vetë trajneri është I vetëdijshëm tashmë se kjo masë është marrë ndaj tij dhe prêt vetëm që t’I komunikohet nga drejtuesit.
Po ashtu, vendime surprizë priten edhe për disa prej futbollistëve. Ndër më të shigjetuarit, thuhet të jetë mbrojtësi Tefik Osmani dhe për këtë, të paktën nga sa thuhet, do ketë një masë ndëshkimore disi të veçantë. Ai nuk do të lejohet të largohet pavarësisht ofertave të Tiranës dhe Teutës, por mund të pezullohet dhe gjatë periudhës së pezullimit do të jetë I detyruar të stërvitet me ekipin e 19 vjeçarëve. Kjo gjë është thënë dje megjithatë mbetet për t’u parë realisht se çfarë do ndodhë.
www.shkodrasport.com