Drama te Argjentina sapo ka nisur. Albicelestët kanë dalë huq në ndeshjen e parë të grupit B, duke rrezikuar një tjetër turp kombëtar. “Messia” është aty, por nuk shfaqet.
Të udhëhequr edhe nga ai, i konsideruari si më i miri në botë, Lionel Messi, Argjentina nuk ka mundur të marrë të paktën një pikë në takimin e parë të Kupës së Amerikës, duke u dorëzuar pa kushte përballë Kolumbisë.
2-0 ishte rezultati final i takimit të zhvilluar në Salvador, me Roger Martinez dhe Duvan Zapata që shënuar golin për të marrë kryesimin e grupit B.
Reagimi i Argjentinës ishte i plogësht, me bardhekaltërit që nuk mundën të gjenin fundin e rrjetës kundërshtare. /newsport/