Julian Alvarez ishte më i vendosur se kushdo në Atletico Madrid për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Pasi shënoi në ndeshjen e parë, ai provoi çdo mënyrë të mundshme për të mposhtur Thibaut Courtoisin në Metropolitano. Por edhe kur pati mundësinë ta bënte këtë nga pika e bardhë, ai shans iu mohua.

Do të kalojnë ditë, javë dhe muaj… dhe penalltia e anuluar që gjyqtari Szymon Marciniak vendosi të mos e pranojë për Alvarez do të vazhdojë të mbahet mend pas protestave të vazhdueshme të lojtarëve të Real Madridit dhe njoftimit të mëpasshëm nga VAR.

Në këtë pikë, ende nuk ka një imazh të qartë për të shpjeguar vendimin e tij… dhe duket se nuk do të ketë kurrë, raporton beIN Sports.

Kjo penallti ‘e humbur’ nga Julian Alvarez filloi të nënshkruante “një dënim me vdekje” për Atletico Madridin.Pak çaste më vonë, Marcos Llorente dërgoi gjuajtjen e tij jashtë traversës dhe në penalltinë vendimtare për të mbajtur gjallë Atletico Madridin, Oblak nuk mundi ta ndalonte goditjen e Antonio Rudiger. Megjithatë, ndjesia është se i gjithë Metropolitano ishte i fokusuar te penalltia e Julianit.

Pas ndeshjes, gazetari Pedro Fullana zbuloi bisedën që Julian Alvarez ka zhvilluar me vëllezërit e tij brenda Metropolitanos. “Ajo që ai u tha atyre ishte: “Unë nuk ndjeva asgjë. Rrëshqita, por nuk e ndjeva se e preka topin me këmbën tjetër.”

Vetëm ai e di me të vërtetë se çfarë ndodhi dhe sipas asaj që mësoi “MARCA” , ai u ka rrëfyer shokëve të skuadrës se “nuk e kam ndjerë se kam prekur topin”. /Telegrafi/