UEFA ka caktuar skuadrën e arbitrave që do të gjykojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Borussias së Dortmundit dhe PSG-së, takim i cili do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pa pagesë në Radio Televizionin Shqiptar.
Arbitri i zgjedhur është Anthony Taylor. Anglezi do të gjykojë ndeshjen, që do të luhet të mërkurën më 1 maj në orën 21:00 në “BVB Stadion” në Dortmund.
Edhe pjesa tjetër e skuadrës së arbitrave është angleze, përveç gjyqtarit të katërt, i cili do të jetë norvegjezi Espen Eskas.