Vetëm katër skuadra kanë mbetur në garë për të fituar këtë edicion ët Ligës së Kampioenve dhe si rrallëherë, ka një barazi të pazakontë në katërshen e parë ku askush nuk mund të parashikojë me bindje të plotë si mund të shkojnë gjërat. Por një parashikim, duke marrë për bazë të dhënat statistikore të secilës, e ka bërë superkompjuteri i OPTA.

Sipas 10 mijë simulimeve të tij, mes katër skuadrave në garë, është Arsenali më i favorizuar për ta fituar, me 28,7%. Për ”topçinjtë” do të ishte hera e parë në histori që e fitojnë këtë trofe, në një turne ku janë ekipi që ka luajtur më shumë ndeshje, 199 të tilla, pa vënë në qafë asnjëherë medaljen e fituesit.

PSG, që ka luajtur 163 ndeshje pa e fituar trofeun dhe që do të përballet me anglezët, ka 24% shanse për suksesin final.

Ekipi me përqindjen e dytë më të lartë pas Arsenalit, është Interi, me 25,5% shanse, ndërsa italianët shihen si favoritë për të kaluar Barcelonën dhe arritur finalen. Çuditërisht, katalanasit janë ata që kanë më pak shanse nga të gjithë skuadrat që kanë mbetur në garë, pasi në vetëm 21,8% të simulimeve kanë qenë ata fitues të trofeut.

fghfhgfhgfghfhghgf