Kane mbetur edhe vetem pak dite deri ne startin e ndeshjeve zyrtare te ketij edicioni te “UEFA Womens’ Champions League” dhe siç eshte bere e ditur ne Shkoder do te luhen ndeshjet e grupit 7 me pjesmarrjen e ekipeve kampione te Shqiperise, Kosoves, Islandes dhe Turqise.
Kampionia shqiptare- Vllaznia, sigurisht qe ka kohe qe pergatitet per keto ndeshje ku padyshim qe objektiv te saj ka zenien e vendit te pare dhe kualifikimin per ne turin e dyte dhe ne 32 shen e me te mirave te Europes.
Per ta bere kete gje, fillimisht duhet te kaloje ne sfiden e 6 shtatorit ekipin kampion te Kosoves, Ep Com Hajvalia dhe nese e ben kete gje, pastaj me 9 shtator do te ndeshet me fituesen e çiftit Valur (Islande)- BB Fomget (Turqi).
Presidenti Matija edhe sivjet ka bere maksimumin per te ndertuar nje ekip dinjitoz dhe bashke me drejtorin teknik Leka dhe trajnerin Lika kane perzgjedhur disa lojtare nga merkatoja me te cilat skuadra eshte forcuar dhe tashme mbetet vetem realizimi i objektivit ne fushen e lojes ne ndeshjet qe do te luhen ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/
UEFA Women’s Champions League
Kalendari i ndeshjeve të Grupit 7
6 shtator 2023
1. Valur (ISL) – Fomget Gençlik (TUR)
Ora 12:00, stadiumi “Loro Boriçi”
2. Vllaznia (ALB) – Hajvalia (KOS)
Ora 18:00, stadiumi “Loro Boriçi”
9 shtator 2023
Humbësja e çiftit 1 – Humbësja e çiftit 2
Ora 12:00, stadiumi “Loro Boriçi”
Fituesja e çiftit 1 – Fituesja e çiftit 2
Ora 18:00, stadiumi “Loro Boriçi”