Liga e Kampioneve vazhdon të dhurojë supriza në këtë edicion, duke shënuar eliminime të bujshme që në raundet e para. Sigurisht, e papritura e madhe ishte eliminimi i Sëlltik nga Ferencvarosh, por nuk munguan edhe rezultate të rëndësishme që përbëjnë surpriza.
Dinamo e Zagrebit eliminoi Kluzh të Rumanisë në fushën e kësaj të fundit, falë gjuajtjeve të 11-metërshve pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën 2-2. Golin e dytë për ekipin kroat e shënoi Lirim Kastrati i cili është transferuar pak javë më parë te ky ekip.
Ndërkohë, bie në sy eliminimi në shtëpi i skuadrave si Ludogorets e Legia Varshavë të cilat kanë dalë para kohe nga turneu më i rëndësishëm për klube, ku ata kanë qenë më parë edhe në fazën në grupe.
E pafat ishte sot edhe Lokomotiva e Zagrebit, që u mund nga Rapidi i Vjenës. Në këtë sfidë, Indrit Tuci ishte titullar, ndërsa Sherif Kallaku u aktivizua në minutat e fundit të ndeshjes.
CFR Kluzh-Dinamo Zagreb 2-2 (5-6 me penallti)