Vllaznia e femrave ka mberritur qe ne oret e para te mengjesit te djeshem ne Gjeorgji, aty ku do t’i luaje ndeshjet e grupit 2 te “UEFA Women’s Champions League”, bashke me ekipin kampion te ketij vendi- Lanchkhuti, ate te Austrise- St.Polten dhe kampionen e Azerbajxhanit- Neftçi.
Nderkohe vajzat kuqeblu kane zhvilluar sot seancen e fundit stervitore dhe tashme jane gati per sfiden e neserme ndaj vendaseve e cila do te startoje ne oren 16:00. Ne lidhje me kete perballje, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar pak minuta me pare me presidentin e Vllaznise Lazer Matija i cili u shpreh:
“Ne pergjithesi gjerat per ekipin tone po shkojne mire. Vajzat kane pushuar dhe çlodhur nga udhetimi i gjate, ndersa sot zhvilluam nje seance stervitore para ndeshjes. Me duhet te them se kemi te bejme me nje grup shume te veshtire dhe nuk do te jete aspak e lehte per ne.
Jemi ne te njejtin grup me kampionen austriake St Polten e cila çdo vit thuajse kualifikohet ne fazen e grupeve nderkohe qe edhe kampionia e Gjeorgjise me te cilen do te luajme neser, shohim qe ka investuar shume keto kohet e fundit duke marre lojtare cilesore.
Ne kete aspekt, mendoj se do te jete nje ndeshje e veshtire, por Vllaznia do te mundohet te tregoje vlerat e saj me te mira dhe te kerkoje fitoren per te shkuar me pas ne ndeshjen finale te grupit tone. Pavaresisht nivelit te kundershtarit, une besoj tek ekipi im, ndonese ai ka pesuar jo pak ndryshime kohet e fundit”./www.shkodrasport.com/