ChatGPT ka parashikuar se ku do të përfundojnë Arsenali, Manchester United, Chelsea dhe klubet e tjera të Ligës Premier në sezonin 2024/25.
Në një goditje për tifozët e Gunners, AI beson se londinezët e veriut do ta mbyllin sezonin të dytët, pas Manchester Cityt për sezonin e tretë radhazi.
Sezonin e kaluar, lojtarët e Mikel Artetës arritën të luftojnë deri në xhiron e fundit, duke humbur me vetëm dy pikë nga Citizens. Gjatë sezonit 2022/23, Topçinjtë ishin në krye të renditjes për 248 ditë, por përfundimisht humbën nga Manchester City me pesë pikë.
Megjithatë, Arsenali ka shtuar disa lojtarë cilësor këtë verë duke nënshkruar me Riccardo Calafiorin nga Bologna për një shumë prej 50 milionë eurosh të raportuara.
Ata gjithashtu janë të vendosur të rikthejnë në ekip Jurrien Timber pasi holandezi humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të lëndimit.Ndërkohë, ChatGPT beson se Liverpool do të mbetet i treti në fund të sezonit, ndërsa Manchester United mbyll vendet e Ligës së Kampionëve.
Ky do të ishte një kërcim i madh për Djajtë e Kuq pasi ata përfunduan në vendin e tetë vitin e kaluar. Skuadra e Erik ten Hag gjithashtu ka bërë përmirësime, duke sjellë lojtarë si Leny Yoro dhe Joshua Zirkzee përpara sezonit të ri.
Chelsea pritet të gëzojë një vend të pestë, i cili do të ishte vetëm një pozicion më i lartë se sa arriti edixionin e kaluar. Megjithatë, ChatGPT mendon se Aston Villa do të bjerë në vendin e shtatë pas përfundimit të vendit të katërt në sezonin e kaluar. /Telegrafi/