Simone Inzaghi, trajneri i Lazio-s, ka shprehur dëshirën që Sergej Milinkovic-Savic të mos largohet.
Një largim i mundshëm i serbit, në fakt, do ta dobësonte ndjeshëm ekipin bardhekaltër. Presidenti Lotito vazhdon të rezistojë, por klubet e interesuar nuk kanë ndërmend të tërhiqen.
Nëse Juventus dhe Real Madrid, të paktën për momentin, janë tërhequr, është Chelsea që është vënë në lëvizje për mesfushorin.
Sarri i ka kërkuar blerjen e tij Abramovich-it, i cili është gati të bëjë një çmenduri për të kënaqur.
Sipas “Repubblica”, londinezët i kanë bërë një ofertë prej 115 milionë euro plus kartonin e Charles Musonda, fantazist belg i datëlindjes 1996. Tani, topi i kalon Lotito-s./telesport/