Chelsea dhe Manchester City mund të përjashtohen nga Premier League nëse shpallen fajtorë për shkelje të “Fair Play-t” Financiar.

Sipas raportimeve të medieve britanike, City dhe Chelsea janë paralajmëruar se do të përballen me përjashtimin nga elita nëse zbulohet se kanë shkelur rregullat.

Manchester City është në pritje të përfundimit të hetimit për 115 akuzave të ngritura kundër tyre nga Premier League në fillim të vitit të kaluar, me një datë gjyqi të caktuar nga drejtuesit, por që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, Chelsea nuk është akuzuar për shkelje financiare, por klubi së shpejti mund të ndëshkohet pasi ka shpenzuar më shumë se 1 miliard paund që kur u mor nga Todd Boehly në maj 2022.

Çështja e “Fair Play-t” Financiar ne Premier League ka bërë që të ndëshkohen disa klube, ndërsa së fundmi e pësoi Nottingham Forest, që u ndëshkua me katër pikë nga Komisioni i Pavarur, për shkak të shkeljeve të rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë.