Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Chelseat dhe Liverpoolit, e cila do të luhet në “Stamford Bridge” në orën 17:30.
Për “Blutë e Londrës” nga minuta e parë është hedhur në fushë superblerja, Timo Werner.
Lampard gjithashtu i beson edhe blerjes rekord, Kai Havertz, që starton në këtë derbi.
Për Liverpoolin as në stol nuk është Xherdan Shaqiri, teksa Klopp ka hedhur ata me të cilët triumfoi vitin e fundit.
Blerja e re e kampionëve të Anglisë, Thiago Alcantara, është në stol.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet e të dy ekipeve.