Ilaix Moriba-n me siguri që vetëm ata që janë të çmendur pas Barcelona-s mund ta njohin. Lojtari 16-vjeçar aktualisht luan te U-17 të klubit katalanas, por për shkak të talentit të madh që po shfaq, ka zhvilluar disa ndeshje edhe me ekipin e U-19.
Siç raporton spanjollja Sport, koha te Barça mund të jetë drejt fundit për lojtarin që konsiderohet si “Pogba i ri”.
Sipas raportit, Chelsea thuhet të ketë shfaqur interes të madh për mesfushorin dhe ka gati një paketë sportive dhe financiare tepër joshëse.
Blutë do të kenë konkurrencën e Manchester City, që është përfolur që vitin e kaluar për intereson ndaj lojtarit.
Gjithashtu, një tjetër klub që i ka pikë të dobët talentet, Borussia Dortmund, kërkon ta marrë Moriba-n. Megjithatë kohët e fundit kontaktet janë ftohur./telesport/