Chelsea është ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës. Klubi londinez po afron shumë lojtarë të rinj, ndëra largimet janë me kokrra. Në listën e shitjeve janë shumë dhe mes tyre është edhe Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar duhet të gjejë një ekip të ri dhe deri tani nuk ka ndonjë gjë konkrete. Veç Brojës, janë edhe Romelu Lukaku, Trevor Chalobah e David Datro Fofana që nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit.

Së fundmi, stafi teknik ka marrë një vendim radikal duke përjashtuar 4 lojtarët nga stërvitja me skuadrën e parë. Ata janë urdhëruar të zbresin me ekipin e moshave deri sa të gjejnë një skuadër të re ku të vijojnë karrierën, raporton Fabrizio Romano.

Disa klube kanë shprehur interesin për Brojën si Milani, Juventus, Everton, Ëolves, por asgjë konkrete deri tani. Chelse dëshiron ta shesë me çdo kusht për t’i bërë vend afrimeve të reja dhe mbetet të shihet ku do të jetë e ardhmja e talentit shqiptar.